Google ADS

Disa mënyra për të përmirësuar jetëgjatësinë e baterisë

22:30 | 31 Korrik 2017
Arbresh.info

Kur na bie bateria deri në fund dhe na fiket telefoni, është njësoj sikur humbasim një pjesë nga vetja jonë, duke u ndjerë të distancuar nga bota.

Por pavarësisht këtyre, vazhdon të na ndodhë e njëjta gjë kohë pas kohe.

Por cilat janë veprimet që harxhojnë më tepër bateri? Kërkimet në Google? Mesazhet pa fund?

Faktikisht, ajo që harxhon më tepër baterinë tonë është mosinformimi dhe jo keqpërdorimi i telefonit. Fatmirësisht, kemi mundësi ta zgjasim jetëgjatësinë e baterisë përmes disa veprimeve të shkurtra.

– Uleni ndriçimin e ekranit deri në masën kur nuk ju bezdis dhe nuk bëhet shumë i errët.

– Opsionin e errësimit të ekranit vendoseni në rreth 15 sekonda, në vend të 1 minute që është automatikisht.

– Mbylleni Bluetooth-in. Ky veprim bën që bateria të zgjasë rreth një orë më tepër.

– Çaktivizoni “check-ins” automatike nëpër rrjetet sociale, pasi ato aktivizojnë GPS-in dhe konsumojnë bateri.

– Evitoni programet e quajtura “task killers”, të cilat mbyllin me forcë aplikacionet që përdorni. Ndonjëherë ato harxhojnë më tepër bateri se sa e ruajnë atë.

– Çaktivizoni njoftimet që ju vijnë nga rrjetet sociale. Fotot e fundit nga Instagram-i mund të presin edhe disa orë, pasi t’i kontrolloni të gjitha njëherësh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme