Një shumëllojshmëri e makinave luksoze “të humbura prej kohësh” janë gjetur pas më shumë se katër dekadash qëndrimi në një kantier mbeturinash në Kaliforni.
Tani, këto thesare të cilësisë së mirë vlejnë miliona dhe do të dalin në ankand në fund të tetorit, shkruajnë mediat e huaja.
Dhe ky ankand pritet të sjellë miliona, sipas faqes së internetit të RM Sotheby.
Disa nga automjetet në shitje do të përfshijnë tre Lamborghini Miura të restaurueshme, e cila konsiderohet supermakina e parë ndonjëherë, të cilat së bashku kanë vlerë rreth 2 milionë dollarë.
Ky koleksion i gjerë – mbi 566 makina dhe pjesë – thuhet se i përkiste një gjermani të quajtur Rudi Klein, i cili emigroi në Los Anxhelos në vitet 1950.
Ai punoi si kasap për ca kohë, por hobi i tij i vërtetë ishte mbledhja e makinave klasike evropiane.
Kantieri i mbeturinave është përshkruar si ‘një vend misteri, një enigmë’ sepse ishte një vend që nuk dyshohej se ishte duke ruajtur thesaret e fshehura. /Telegrafi/
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...