Pothuajse nuk mund ta takosh njeri, i cili nuk ka një llogari në rrjetin social Facebook. Qoftë për të komunikuar me shoqëri, për të shikuar foto e video, apo thjeshtë për ta humbur kohën, dhe kështu ai është bërë pjesë e përditshmërisë së secilit nga ne.
Ja disa fakte interesante në lidhje me këtë rrjet social:
Rreth 350 foto ngarkohen në Facebook çdo ditë, me një total prej 250 bilionë imazhesh deri në shtatorin e vitit të kaluar. Kjo nënkupton katër mijë foto të ngarkuara.
Logo e Facebook është e kaltër sepse themeluesi i saj Mark Zuckerberg është i verbër ndaj ngjyrës së kaltër dhe të kuqe. Ai kishte thënë se ngjyra e kaltër ishte më e mira për të, ai shihte gjithçka në atë ngjyrë.
Në qershor të vitit 2006, Zuckerberg kishte refuzuar një ofertë prej një bilion dollarë për ta blerë Yahoo. Në atë kohë ai ishte 22 vjeç dhe posedonte 25 % të kompanisë. Arsyeja e tij ishte se nuk do të dinte se çfarë të bënte me paratë dhe se i pëlqente faqja që tanimë e kishte. Pa dyshim që kishte bërë zgjidhjen e duhur sepse Facebook tani vlen 135 bilionë dollarë.
Facebook operon një program për hulumtuesit e sigurisë. Ashtu si shumë kompani të tjera të teknologjisë ai iu ofron shpërblime hulumtuesve të sigurisë për gjetjen e gabimeve në webfaqe. Paga minimale është 500 dollarë dhe paga maksimale deri më tani ishte 33 mijë dollarë.
Më shumë se një e treta e aplikimeve për shkurorëzim në vitin 2011 ishte për shkak të Facebook, tregon një studim nga firma e shkurorëzimeve në SHBA.
Zuckerberg nuk e përdor shumë Twitter. Pavarësisht faktit se ka rreth treqind mijë ndjekës ai ka postuar vetëm nëntëmbëdhjetë herë aty.
Pas krizës financiare të vitit 2008 dhe 2009 Islanda vendosi të rishkruajë kushtetutën e tyre duke përdorur Facebook për të kërkuar sugjerime nga qytetarët. Për fat të keq, pavarësisht kësaj qasje të menduarit, dokumenti u bë i pavlefshëm nga politikanët në mesin e vitit 2013 për shkak të gabimeve kryesisht teknike.
Facebook mund ta përdorni në më shumë se 70 gjuhë të ndryshme. Kontrolloni pjesën e poshtme të kolonës në të djathtë të kryefaqes tuaj dhe zgjidhni gjuhën që dëshironi.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA