Një haker i njohur në forumin Nulled.IO është kompromentuar, gjë që ka shkaktuar lëshimin e një thesari informatash.
Nulled.IO ka thënë që ka të regjistruar 473.700 përdorues që shpërndajnë, shesin dhe blejnë përmbajtje të publikuara online, kredenciale të vjedhura dhe programe të ç ‘bllokuara, shkruan portali arbresh.info. Bazuar në ‘Risk Based Security’, databaza që ishte publikuar online përfshin informata kritike të përdoruesve të forumit, përfshirë 536.064 llogari me 800.593 mesazhe personale, 5.582 regjistrime të blera dhe 12.600 fatura, që duket se përmbajnë gjithashtu regjistrime të donacioneve.
Llogaritë komprometuan të gjitha pseudonimet, e-mail adresat, fjalëkalimet e enkriptuara, datën e regjistrimeve dhe IP adresat e regjistruar. Megjithatë, kjo nuk është e gjitha. Të përfshira janë gjithashtu edhe kredencialet API të tri portave për pagesa, PayPal, Bitcoin, dhe Paymentwall.
Kjo do të thotë që thjeshtë duke kërkuar për email apo IP adresa, mund të vërtetohet kush mund të ketë qenë pas këtyre veprimeve keqdashëse, shkruan portali arbresh.info. ‘RBS’ ka zbuluar në analizën e saj që 19 llogari ishin të regjistruar me .gov bazuar në domaine, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Filipinet, Brazilin, Turqinë dhe disa vende të tjera. Tetë nga llogaritë qeveritare ishin të shënuara si “User Group 5” që është për llogari të bllokuara.
Ende nuk dihet se kush hakoi hakerët, megjithëse parashikimet nuk mungojnë./arbresh.info
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA