Dhoma e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë miratuar një projektligj që mund të ndalojë platformën ‘TikTok’.
Pavarësisht që projektligji kaloi me shumicë dërrmuese në një votim dypartiak, ai ende duhet të shqyrtohet nga Senati dhe të nënshkruhet nga presidenti për t’u bërë ligj, shkruan BBC.
Nëse projektligji arrin të sigurojë miratimin në Senat, Presidenti Joe Biden ka premtuar ta nënshkruajë atë sapo të vendoset në tryezën e tij, gjë që mund të shkaktojë një grindje diplomatike me Kinën.
Nëse merret ky vendim, kompania kineze në pronësi “Byte Dance” do të detyrohet që brenda gjashtë muajsh t’i shet aksionet ose aplikacioni do të bllokohet në SHBA.
Republikani Mike Gallagher, i cili është bashkëautor i projektligjit, tha se SHBA nuk mund të “merrte rrezikun e të pasurit një platformë lajmesh dominuese në Amerikë të kontrolluar ose në pronësi të një kompanie që i përket Partisë Komuniste Kineze”.
Kompanitë kineze i nënshtrohen një ligji të sigurisë kombëtare që u kërkon atyre të ndajnë të dhënat me qeverinë sipas kërkesës, transmeton RTKlive.
Shefi ekzekutiv i TikTok, Shou Zi Chew tha se kompania ishte e përkushtuar t’i mbante të dhënat e saj të sigurta dhe platformën “të lirë nga manipulimet e jashtme”, veçmas për 150 milionë përdorues në SHBA.
Ai paralajmëroi se ligji, nëse miratohet, do të nënkuptonte ndalimin e aplikacionit në SHBA, duke i dhënë “më shumë fuqi një grushti kompanish të tjera të mediave sociale” dhe duke vënë në rrezik mijëra vende pune amerikane.
Megjithatë, një hetim nga “Wall Street Journal” në janar zbuloi se sistemi ishte ende “poroz”, me të dhënat që ndaheshin jozyrtarisht midis TikTok në SHBA dhe ByteDance në Kinë. Rastet e profilit të lartë, duke përfshirë një incident ku punonjësit e ByteDance në Kinë ndërhynë në të dhënat e një gazetari për të gjetur burimet e tyre, kanë ngjallur shqetësime./rtk
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...