Ky model i elektrifikuar nga BMW do të prezantohet në javët që vijnë
Të gjithë po e presin me padurim, se si do të duket modeli i ri elektrik nga BMW, transmeton Telegrafi.
Pikërisht në momentin kur u mendua se do ta kemi përpara Vizion iNext, prodhuesi gjerman shfaqi një video të shkurtër, ku nuk tregon pothuajse asgjë.
Madje, disa janë shprehur si të hutuar, pasi në video shfaqen vetëm disa skica nga larg, që nuk tregojnë asgjë konkrete.
Tashmë kanë mbetur edhe pak javë deri në prezantimin zyrtar, të këtij crossoveri tërësisht elektrik, që i përket gjeneratës së pestë të linjës EV të BMW-së.
Megjithëse detajet janë minimaliste, besohet se do të jetë rivale e ashpër me Jaguar I-Pace dhe Tesla Model X.
Në të njëjtën kohë, t’i paraprijë Audit para se ta lansojë e-tron dhe Mercedesit që po bëhet gati për EQC. /Telegrafi/
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton
Sulmohet nga forcat ruse edhe ambasada e Maqedonisë së Veriu...
Qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme në mesnatë