Modeli Renegade i ri, është ndërtuar me platformën e huazuar nga Fiat
Ky Jeep që ka dalë në treg më 2015, nevojitej të bënte disa ndryshime gjatë moshës së mesme, në mënyrë që t’i bëjë ballë konkurrencës në këtë segment makinash, transmeton Telegrafi. Të gjitha këto ndryshime, do të bëhen të ditura brenda ditësh, kur të filloi edicioni i ri i Turin Motor Show në Itali.
Deri më tani, ka pasur vetëm një imazh zyrtar, që tregon se kjo makinë do t’i ketë dritat në fomë të shkronjës X. Janë gati të njëjta me ato të Renegade të tanishëm, gjë që është majft e pëlqyeshme.
Nën kapak do ta ketë motorin me 1.0-litra që prodhon 120 kuajfuqi, apo variantin me 1.3-litra që prodhon deri në 180 kuajfuqi. Jeep do të ofrojë mundësinë me benzinë, pasi nuk ka plane për ato me naftë ose hibride.
Fakti që nuk do të ketë mundësi hibride, është konsideruar si shumë e çuditshme, megjithatë pritet që të vije dikur më vonë. Të gjitha detajet e kësaj Renegade, të ndërtuar në platformën e Fiat, pritet t’i mësojmë gjatë këtyre ditëve. /Telegrafi/
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...