Google ADS

Dështuan “bombat kibernetike” nga Pentagoni kundër ISIS-it

17:54 | 16 Korrik 2016
Arbresh Info

Të ashtuquajturat “bomba kibernetike” që ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është virtualisht duke i hedhur kundër Shtetit Islamik nuk janë duke funksionuar ashtu siç u shpresua fillimisht.

Sekretari i Mbrojtjes, Ash Carter ka shpikur termin “bomba kibernetike” në një intervistë të dhënë në fillim të këtij viti për ‘NPR’, duke përshkruar sulmin kibernetik të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës si të tillë kundër grupit terrorist, shkruan portali arbresh.info.

Megjithatë, në një raport të ri ‘Washington Post’ thotë përdorimi i “sofistikuar” i teknologjisë nga grupi militant është duke vështirësuar Pentagon-in që të shkatërrojë operimet e grupit në shpërndarjen e propagandave  me programe keqdashëse që janë dizajnuar për të pasur si shënjestër grupe të kompjuterëve dhe pajisjeve telefonike./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme