Astrobotic Technology, kompania që zhvilloi zbarkuesin e parë hënor për t’u nisur nga Shtetet e Bashkuara në pesë dekada, tha se ulja e anijes kozmike Peregrine në Hënë më pak se 24 orë pasi u nis kishte dështuar për shkak të një defekti teknik.
Vetëm disa orë pasi u nis nga Florida drejt hënës herët në mëngjes, Astrobotic njoftoi se misioni ishte në rrezik.
“Astrobotics” njoftoi se paneli diellor i anijes nuk po pozicionohej si duhet për të përdorur energjinë diellore, duke penguar anijen kozmike të karikonte bateritë e saj.
Çështja e baterisë u zgjidh më vonë, por Astrobotic nuk ishte në gjendje të rregullonte problemin me sistemin shtytës të Peregrine.
Astrobotic kishte paralajmëruar se një problem në sistemin shtytës kishte çuar në rrjedhje të karburantit. Por kompania punoi për orë të tëra të hënën në përpjekje për të menaxhuar problemin dhe për të vlerësuar të gjitha opsionet e mundshme.
Gjithashtu, Astrobotic publikoi gjithashtu imazhin e parë të Peregrine në hapësirë.
Anija hapësinore e kompanisë nga Pitsburgu u nis për në Hënë përmes raketës së re “Vulcan”. Raketa u lëshua nga Florida para agimit, ndërkohë që anija, ishte planifikuar të ulej në Hënë më 23 shkurt, përmes një trajektoreje të tërthortë.
Kompania “Astrobotics” synon të bëhet biznesi i parë privat që ulet me sukses në Hënën, një arritje që deri tani është realizuar vetëm nga katër shtete.
Hera e fundit kur Shtetet e Bashkuara nisën një mision në Hënë ishte në dhjetor të vitit 1972. Astronautët Gene Cernan dhe Harrison Schmitt me misionin “Apollo 17” u bënë personat e 11 dhe 12 që ecën në Hënë, duke mbyllur një epokë që vazhdon të shihet si maja e arritjeve të NASA-s.
Shtetet e Bashkuara janë deri më tani, vendi i vetëm që kanë dërguar njerëz në Hënë, vendet e tjera kanë ulur mjete në Hënë por pa ekuipazh./abcnews.al
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...