Deshifrohen 11 milionë fjalëkalime nga Ashley Madison

11:28 | 11 Shtator 2015
Arbresh Info

Një ekip i quajtur ‘Cynosure Prime’ ka deshifruar mbi 11.2 milionë fjalëkalime nga sulmi i fundit në Ashley Madison për vetëm 10 ditë duke iu falënderuar një gabimi trashanik në programim që i bëri punët dukshëm më të lehta.

Pasi hakerët publikuan të dhënat si e-mail adresat, dokumentet e ndryshme, përfshirë të dhënat personale të 37 milionë përdoruesve, Cynosure Prime analizoi kodin burimor të uebfaqes duke gjetur 15.26 milionë fjalëkalime që janë siguruar duke përdorur MD5, një algoritëm që është më i shpejtë se ‘bcrypt’.

Njëri nga anëtarët e grupit beson që gabimi trashanik, transmeton arbresh.info, i bërë nga ekipi i sigurisë të Ashley Madison iu lejoi atyre të sigurojnë fjalëkalimet një milionë herë më shpejtë.

Në mënyrë për të mbrojtur përdoruesve, Cynosure Prime nuk është duke lëshuar fjalëkalimet që ka deshifruar. Përpjekjet e këtij grupi nënvizojnë që bizneset e bazuara në ueb duhet të përdorin sisteme të sofistikuara për t’i mbrojtur serverët nga sulmet e tilla kiberntike./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme