Në muajin prill të këtij viti, ekipi hulumtues i IBM X-Force zbuloi ekzistencën e një virusi trojan të zhvilluar nga programet keqdashëse Gozi ISFB dhe Nymaim. Me kombinimin e dy programeve keqdashës u krijua “GozNym” që ishte shumë i fuqishëm. Gjatë një kohe të shkurtër, ky program evoluoi shpejtë duke u shpërndarë në vende të ndryshme.
Tani, autoritetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përmendur një person me emrin Krasimir Nikolov nga Varna e Bullgarisë që thuhet se ka luajtur një rol mjaftë të madh në krijimin dhe shpërndarjen e këtij programi keqdashës, shkruan portali arbresh.info.
Padia nga Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmend që 44-vjeçari do të përballet me mbi 100 vite burg dhe gjobë mbi 3.5 milionë për krimin e tij.
Ky trojan i ri bankar u raportua se ka pasur si shënjestër 22 organizata të ndryshme financiare si bankat dhe unionet e kreditit. Autoritetet kanë përmendur raste të ndryshme që përfshijnë përpjekje të shumta të paautorizuara për transferimin e shumave të mëdha parash nga llogari të ndryshme online.
Nikolov ishte njëri nga të parët e arrestuar të këtij operacioni, që më pas rezultoi edhe në arrestimin e personit kryesor të këtij rrjeti keqdashës dhe 34 njerëzve tjerë./arbresh.info
Rumania përballet me rrezikun e përmbytjeve
Kurti: Vitin e ardhshëm do të nënshkruhet Marrëveshja për ba...
Kuvendi Komunal i Prishtinës thërret mbledhje të jashtëzakon...
Ish-lojtari i Man Utd zbulon se si iu desh të largohej nga k...
“Kosova dhe Çekia me marrëdhënie shumë të mira bilater...
Gërvalla bën homazhe tek varrezat e vëllezërve Bytyqi në New...