Google ADS

Dënohet me burg hakeri që sulmoi zyrtarët e lartë amerikanë

08:37 | 2 Shtator 2016
Arbresh Info

Hakeri rumun “Guccifer”, i cili zbuloi serverin privat për e-mail të Hillary Clintonit, është dënuar me 52 muaj burg nga një gjykatë federale në Virginia.

44-vjeçari Marcel Lazar, një ish taksist, ishte arrestuar në Rumani dhe akuzuar për sulme kibernetike, shkruan portali arbresh.info. Ai ishte ekstraduar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2014.

Në maj të këtij viti, ai u shpall fajtor për qasje të paautorizuar te një kompjuter i mbrojtur pasi pranoi gjithashtu se ka hakuar thuajse 100 amerikanë gjatë një periudhe 14 mujore, shkruan portali arbresh.info.

Edhe pse “Guccifer” pretendoi se kishte qasje në ish serverin e ish sekretares së shtetit Hillary Clinton, nuk kishte asnjë evidencë për të shfaqur që ai në të vërtetë posedonte diçka të tillë. Sidoqoftë, ai e kishte bërë këtë pasi zbuloi ekzistencën e këtij serveri me komprometimin e e-mailve të shokut të ngushtë të Clinton, Sidney Blumenthal.

Po ashtu, “Guccifer” kishte kompromentuar në të kaluarën edhe llogaritë e anëtarëve të familjes Bush si dhe kishte zbuluar fotografit e ish presidentit George H.W Bush gjatë qëndrimit të tij në spital./arbresh.info

hacker guciffer

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme