Apple është duke u përgatitur për të paguar një total prej 400 milion dollarësh (271 milionë euro) për një numër të madh të njerëzve të zakonshëm, pasi humbi një betejë të gjatë gjyqësore mbi rritjen e çmimeve të librave elektronikë .
Gjiganti i teknologjisë, është urdhëruar që t’ia paguajë një shumë të konsiderueshme parash njerëzve të cilët kanë blerë libra nga Apple. Paratë kesh, do të vendosen nëpër llogaritë e konsumatorëve të Amazon, Kobo dhe Barnes & Noble, raporton The Sun, transmeton KosovaPress.
Në vitin 2014, një gjykatë amerikane akuzoi Apple dhe disa botues që kishin “komplotuar për të kufizuar tregtinë”.
Gjykata tha se: “avokatët e Apple dhe drejtuesit e saj më të lartë kanë orkestruar një skemë për rritjen e çmimeve me mospërfillje flagrante të kërkesave të ligjit”.
Apple u përpoq për të apeluar, por përpjekjet e tyre ishin mohuar herët këtë vit dhe Gjykata e Apelit të SHBA-ve e ka pohuar vendimin se Apple kishte bërë komplot për të rritur çmimet e librave elektronike”.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA