Gjykata në Cleveland të Shteteve të Bashkuara, ia ka hequr pesë pikë prej patentës së shoferit që ende nuk e ka, sepse u gjet fajtor se voziti me shpejtësi një skuter elektrik.
Adoleshenti 15-vjeçar ishte ndaluar nga policia, duke lëvizur mbi këtë mjet për të cilin nuk nevojitet ndonjë leje për ngasje.
Megjithatë, nuk bëhet e ditur se me çfarë shpejtësie po lëvizte, kur dihet se skuterët elektrik nuk shkojnë më shpejtë se 65 kilometra në orë. Dyshohet se ai ndodhej në ndonjë zonë ku kërkohet kujdes i shtuar, si para spitaleve apo shkollave.
Por, heqja e pikëve prej lejes së ardhshme për vozitje, po konsiderohet si e tepruar, pasi që në raste të njëjta dënimet bazohen kryesisht në shërbime për komunitetin.
Flick thotë fjalë të mëdha për Gavin
Presidenti i Gjermanisë: Mbështesim anëtarësimin e Kosovës n...
Vendosen senzorë tokësorë në dy rrugë në lagjen Ulpiana
Osmani takon presidentin gjerman: Procesi i Berlinit shtysë ...
154 aksidente gjatë muajit shtator në rajonin e Ferizajt
Aksident në rrugën Shirokë -Suharekë, lëndohen disa persona