Dell ka përditësuar laptonin e tij XPS 13 me një seri cilësish të reja, ku ndryshimi më i rëndësishëm është vendosja e setit të procesorëve Kaby Lake, që përmban një çip HD 620 dhe ofron jetëgjatësi më të madhe për baterinë.
Sipas Dell, kjo do ta bëjë laptopin 1080p të ketë një jetëgjatësi prej 22 orësh në përdorimin e aplikacioneve dhe 13 orë në shfletimin e internetit (duke përdorur Edge).
Cilësitë e tjera përfshijnë Wi-Fi më të fortë dhe të sigurte më një çip të ri Killer 1535, si dhe shpejtësi më të mirë RAM me një model 16 GB.
Përveç këtyre, karakteristikat e tjera të laptopit duke përfshirë edhe dizajnin e tij janë identike me ato të modelit XPS 2015. Deri tani ky laptop i Dell është vlerësuar si një ndër më të mirët. Modeli i përditësuar do të dalë me 4 Tetor dhe pritet të shitet 1,499 dollarë./arbresh.info
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para