A janë njerëzit me të vërtetë gati të largohen nga Facebook për shkak të skandalit të Cambridge Analytica? Jo me të vërtetë, sugjeron një studim i ri.
Firma këshilluese Creative Strategies realizoi një sondazh tek 1,000 amerikanë në fillim të këtij muaji dhe zbuloi se 17% kishin hequr aplikacionin Facebook nga smartfonët e tyre; 9% e kishin fshirë plotësisht llogarinë e tyre.
“Këto shifra mund të mos shqetësojnë shumë Facebook, por ka hapa më drastikë që përdoruesit po marrin dhe që duhet të jenë shqetësuese pasi ato ndikojnë drejtpërdrejt në modelin e biznesit të Facebook”, tha analistja Carolina Milanesi në një deklaratë. “Angazhimi më i ulët është rreziku i vërtetë për Facebook”, tha ajo, duke treguar për 35% të marrësve të sondazhit që thanë se po përdorin më rrallë Facebook.
Një tjetër 35% i shoqërisë kishin ndryshuar cilësimet e tyre në platformë, me sa duket për të ekspozuar më pak të dhënat e tyre personale, ndërsa 28% kurrë nuk kishin besuar te Facebook për të krijuar një llogari në të. “Ky duhet të jetë shqetësimi i vërtetë për Facebook, pasi përdoruesit e paangazhuar do të jenë më pak të vlefshëm për markat që po paguajnë për shërbimet e Facebook “, tha Milanesi.
Lajmi I vjedhjes së të dhënave nga Cambridge Analytica u publikua në mes të marsit, kur Facebook ndaloi kompaninë dhe bashkëpunëtorët e saj nga platforma. Shumica e amerikanëve duket se i kushtojnë vëmendje lajmeve; 76% e të anketuarve ishin të paktën “disi të vetëdijshëm” për polemikat e Cambridge Analytica.
Pse njerëzit përdorin Facebook? Rreth gjysma e anketuesve thanë se e bëjnë këtë për të mbajtur kontakt me miqtë dhe familjen që jetojnë në një zonë tjetër ose kanë humbur kontaktin. Por 20% e përdorin atë për të shuar mërzinë. Gjatë paraqitjes së tij në Capitol Hill këtë javë, Mark Zuckerberg u pyet për të konfirmuar se “Facebook nuk ka vënë re një rritje të konsiderueshme në përdoruesit që çaktivizojnë llogaritë e tyre” ose “një rënie në ndërveprimin e përdoruesit në Facebook” që kur skandali i Cambridge Analytica u bë publik.
“Po, kjo është e saktë”, u përgjigj Zuckerberg. Kjo deklaratë erdhi pasi kompania zbuloi se 87 milionë përdoruesve të Facebook i ishin vjedhur të dhënat e tyre personale nga Cambridge Analytica. Për të rifituar besimin e publikut, Facebook ka krijuar mjete të reja dhe ka hequr dorë nga të tjerët. /PCWorld Albanian
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...