Oukitel ka hedhur në shitje modelin e vet më të ri K6000 Plus, telefoni më i shpejtë i mençur i serisë K.
Duke ndjekur traditën e lidhur me modelet e mëhershme, K6000 Plus vjen me bateri të madhe dhe super mbushës të shpejtë.
Kjo është pajisja e parë e Oukitel me bateri të madhe dhe mbushës prej 12V/2A, që paraqet edhe një hap përpara në krahasim me mbushësit e vjetër, të cilët ishin 5V/0.5A.
Nëse përdorni mbushësit e vjetër, juve ju është e nevojshme rreth tetë orë që të mbushni baterinë prej 6080mAh, por me mbushësin e ri 12V/2A mund ta mbushni vetëm për 100 minuta.
K6000 ka bateri prej 16MP me teknologji PDAF, e cila fillimisht është përdorur në kamerat digjitale, ndërsa tash përdoret edhe në telefona mobil.
Duke iu falënderuar kësaj teknologjie, fotografia e fokusuar mund të krijohet për vetëm 0.1 sekonda, gjë e cila ndikon edhe në kursimin e energjisë.
Kamera e parme ka 8MP dhe ofron kënd prej 80 shkallësh, që është e shkëlqyeshme për të bërë selfie në grupe.
Sa i përket performancave, K6000 Plus vjen me çip prej tetë bërthamash MediaTek Crotex A53. Po ashtu, 4GB RAM mundëson punën paralele me disa aplikacione pa kurrfarë problemesh.
64GB memorie të brendshme për fillim janë edhe tepër, por nëse keni nevojë për më tepër hapësirë atëherë ju lejohet që ta zgjeroni deri në 512GB.
Çmimi promovues është 180 dollarë, ndërsa çmimi i rregullt i pajisjes kushton 210 dollarë.
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit