Humbja e çadrës është sigurisht pjesë e jetës, gjë e cila shpesh iu lë të lagur nga shiu si dhe humbje të një shume prej së paku 5 euro. Por, Davek, i njohur për shitjen e çadrave me teknologjinë e fundit, ka zhvilluar një koncept që iu garanton sigurimin e tyre përmes aplikacionit.
Kompania së fundmi ka lansuar një fushatë në Kickstarer për të rritur të ardhurat për produktin Davek Alert Umbrella, i cili kushton 125 dollarë dhe vjen së bashku me një Bluetooth çip që iu lajmëron në rast të harresës së çadrës mbrapa, transmeton ITshqip.com. Ky produkt, që është në dispozicion në ngjyrë të zezë dhe blu, aktualisht ofrohet me një zbritje për 99 dollarë për personat që mbështesin produktin në Kickstarer.
https://www.youtube.com/watch?v=s5OtjvtJRGQ
Çadra mund të sinkronizohet me pajisje që përdorin platformën Android dhe iOS duke bërë kështu të mundshëm njohjen e distancës ndërmjet telefonit tuaj dhe çadrës. Nëse p.sh largoheni 30 metra larg nga çadra, aplikacioni do iu njoftojë direkt me një mesazh në telefonin tuaj.
Aplikacioni për produktin Davek Alert Umbrella vjen gjithashtu edhe me një funksion shtesë që iu tregon për motin në vendin tuaj duke iu njoftuar nëse keni nevojë apo jo të bartni çadrën me vete pasi të largoheni nga shtëpia./ITshqip
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion