Me 23 Qershor, Britania votoi për ta lënë Bashkimin Evropian. Vetëm për një periudhë të shkurtër kohore, Paundi Britanik u zhvlerësua shpejt dhe tani ka arritur nivelin më të ulët në tridhjetë vitet e tij të fundit (shiko në grafik) .
Kjo është pasuar edhe me ndikime në çmimet e pajisjeve teknologjike që përdorin konsumatorët dhe nuk do të ketë përjashtim as për iPhonin e fundit.
Ndërkohë që iPhone 6 më i lirë kushtonte £539 vitin e kaluar, tani ai modeli iPhone 7 do të kushtojë në Britani £599. Të mos flasim për modelin Plus që tani kushton £619 (iPhone 6s Plus) dhe £719 (iPhone 7 Plus).
Dhe jo vetëm iPhonat, por Apple ka rritur edhe çmimin e lapsit Apple për shkak të zhvlerësimit të paundit nga £79 në £99. Ndërkohë që çmimi i iPad Pro u ul shumë në Amerikë, duke u bërë më i lirë se iPhone 6s Plus, e kundërta ka ndodhur në Britani ku modeli 32GB është rritur nga £79 në £99.
Këto janë vetëm disa nga parashikimet e bëra realitet nga projekti i Britanisë së Madhe për ta lënë Bashkimin Evropian./arbresh.info
Policia shqiptoi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një vajzë e mitur në Prizren
I mituri ther me thikë të miturin në Fushë Kosovë
Komisioni për Punë të Jashtme takon sot Komisionin për Buxhe...
SHBA njeh liderin e opozitës si president të zgjedhur në Ven...
Ndahet nga jeta në moshën 35-vjeçare aktori Paul Teal