Dalin pamjet e para: Kështu do duket iPhone 12 Pro

12:16 | 14 Shtator 2020
Arbresh Info

Një postim i ri zbulon se si do të duket në të vërtetë iPhone 12 Pro.

Një video e pjesës së shasisë së telefonit, e postuar në Twitter, jep një vështrim i parë i celularit të mençur, shkruan The Independent, transmeton lajmi.net.

Apple pothuajse çdoherë prezanton telefonat e rinj në mes të shtatorit dhe java e ardhshme do të ishte tradicionalisht koha për ngjarjen Apple. Në vend të kësaj, si rezultat i pandemisë, prezantimi i telefonit të mençur pritet të shtyhet përsëri në tetor.

https://twitter.com/EveryApplePro/status/1304529976486776833

Kompania po zhvillon një ngjarje të madhe virtuale këtë javë, por pritet që të përqendrohet në Apple Watch dhe produkte të tjera.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme