Windows 10 Creators Update ka arritur me një numër të madh të përmirësimeve.
Microsoft kësaj radhe ka shfrytëzuar ardhjen e versionit të ri të sistemit operativ, për të dëshmuar se shfletuesi Edge është më i mirë se sa rivalët Google Chrome dhe Mozilla Firefox në shumë aspekte, përfshirë edhe kohëzgjatjen e baterisë, transmeton kp.
Hulumtimi që kompania ka bërë tregon se me përditësimin Windows 10 Creators Update, bateria e laptopit në rast të përdorimit të shfletuesit Microsoft Edge zgjat të paktën 77 për qind më gjatë se sa Firefox dhe 35 për qind më gjatë se sa Google Chrome, me rastin e shikimit të videove nga Vimeo, edhe atë në ekran të plotë.
Testi është kryer në pajisjen Surface Book, të bazuar në procesorin Intel Core i5, i cili ka takt pune prej 2,4 GHz me 8 GB RAM memorie. Versioni i sistemit operativ është Windows 10 Pro 15063 (Creators Update RTM), ndërsa janë testuar versionet e shfletuesit Microsoft Edge 40.15063.0.0, Google Chrome 57.0.2987.133 (64-bit) dhe Firefox 52.0.1 (32-bit).
Për të caktuar se cili shfletues zgjat më shumë jetën e baterisë, Microsoft ka vendosur ndriçimin e ekranit në 75 për qind, zëri ishte i shuar, ndërsa lokacioni, Bluetooth, përditësime dhe të tjerat ishin të shkyçura. Windows Battery Saver ishte vendosur që të aktivizohet në 20 për qind të baterisë, ndërsa pajisja ishte e lidhur me rrjete të njëjta të internetit.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...