Google ADS

Covid-19, Tokio vendos robotë në dy hotele për të akomoduar pacientët

19:46 | 4 Maj 2020
Arbresh Info

Japonia ka gjetur një mënyrë për të reduktuar ngarkesën në punë të personelit mjekësor që trajtojnë pacientët me Covid 19. Robotët janë vendosur në dy hotele dhe do të kujdesen për akomodimin e pacientëve si dhe për dezinfektimin.

Në Japoni janë hapur dy hotele për të prekurit nga Covid 19, ku shërbimi pritës kryhet nga robotët.  Qeveria Metropolitane e Tokios ka menduar që të trajtojë aty pacientët me koronavirus me simptoma më të lehta, që nuk kanë nevojë për trajtim spitalor. Për herë të pare, robotët do të mirëpresin pacientët, si një mënyrë për të reduktuar ngarkesën e personelit mjekësor.

Guvernatori i Tokios Yuriko Koike i cili vizitoi hotelin u përshëndet nga një humanoid “Pepper”, i cili ishte vendosur në holl. Pepper është planifikuar të përcjellë mesazhe pozitive për të inkurajuar pacientët që më vonë do ti nënshtrohen kontrollit nga mjekët.

Një robot pastrimi, do të kujdeset për sterilizimin e një zonë të përcaktuar për furnizimet dhe produktet ushqimore. Ai gjithashtu do të pastrojë zonat e rrezikut të njohura si “zona të kuqe”, ku aksesi i personelit është i kufizuar.

Përveç robotëve, do të përdoret edhe një aplikacion në të cilin pacientët do të regjistrojnë temperaturën e tyre dy herë në ditë, përmes një smartphone. Kjo do të zvogëlojë ngarkesën e punës të infermierëve për t’i thirrur pacientët për monitorim të temperaturës.

Deri më tani, numri i të prekurve me koronavirus në Japoni është mbi 14,000 ndërsa 455 vetë kanë humbur jetën në përballjen me sëmundjen.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme