Tim Cook, kreu i “Apple”, u kërkoi sot ndërmarrjeve të sektorit teknologjik për të krijuar mënyra të reja për të luftuar kundër informacioneve të rreme që parashikojnë të mashtrojnë lexuesit, në një intervistë për të të pëditshmen “Daily Telegraph”.
“Ne, ndërmarrjet teknologjike, duhet të krijojmë mjete për të ndihmuar në reduktimin e informacioneve të rreme”, deklaroi drejtuesi i gjigantit amerikan të informatikës për të përditshmen britanike duke shpjeguar se kjo duhet të bëhet pa cënuar lirinë e fjalës dhe lirinë e shtypit.
“Ne po kalojmë një periudhë në të cilën, fatkeqësisht, ata që kanë sukses janë ata që punojnë për të marrë sa më shumë klikime të mundshme, jo ata që provojnë të transmetojnë të vërtetën. Kjo shkatërron trurin e njerëzve”, theksoi Tim Cook.
Kreu i “Apple” nuk përmendi se cilat mund të jenë këto intrumente, por kërkoi një fushatë më të gjerë të ndërmarrë veçanërisht në shkolla./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...