Google ADS

Çmimi i Samung Galaxy S7 dhe S7 Edge në Evropë

09:26 | 22 Shkurt 2016
Arbresh Info

Mbrëmjen e kaluar u zbuluan në SHBA dhe Britani të Madhe çmimet për Samsung Galaxy S7 dhe Galaxy S7 Edge, por tani janë zbuluar çmimet e dy pajisjeve edhe në Gjermani, Spanjë dhe Itali.

Amazon në Gjermani ka në listë dy telefonat në dispozicion në tri ngjyra, të bardhë, zezë dhe ngjyrë ari, shkruan portali arbresh.info. Galaxy S7 kushton 700 euro për variantin me 32GB dhe fillon shitjet më 11 mars. Samsung Galaxy S7 Edge kushton 800 euro dhe ofrohet gjithashtu edhe nga MediaMarkt me të njëjtin çmim.

Vlen të përmendet që Amazon nuk përfshin pajisjen Gear VR, por duhet të bëni para-porosi nga uebfaqja e kompanisë Samsung, që iu ofron një të tillë falas.

Në Spanjë, MediMarkt ofron pajisjen për 720 euro për S7 dhe 820 për S7 Edge. Operatori Movil në këtë vend ka gjithashtu të listuar në uebfaqen e saj dy pajisjet, por çmimi i tyre nuk është përcaktuar ende.

Ndryshe nga Gjermania dhe Spanja, në Itali çmimi është dukshëm më i madh, pra Galaxy S7 kushton 730 euro ndërsa S7 Edge kushton 830. Të gjitha këto çmime janë për modelet me 32GB pasi deri tani nuk është shfaqur ende opsioni me 64GB./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme