Google ADS

Çlirohuni nga telefoni kur jeni me pushime

14:51 | 16 Korrik 2017
Arbresh.info

Fikja e telefonit kur fle, mos e vendos në tavolinë gjatë ngrënies, ta lësh një gjysëm dite në shtëpi kur shkon në plazh dhe ta zëvendësosh në komodinë me një alarm tradicional.

Janë disa zakone të vogla që mund të ndihmojn ‘skllevërit’ e teknologjisë të çlirohen nga varësia e smartphone, të paktën me pushime.

“Për tu ‘detoksifikuar nga e-mail, social e çat para së gjithash duhet një motivacion i fortë që duhet të lindë nga vetëdija se sa kohë kalojmë në telefona, kohë që mund të zëvendësohet me alternativa të tjera të dobishme, si një pije me miqtë, disa orë në palestër apo mëngjeset në plazh”, thotë Bernardo  Carpiniello, drejtor i Klinikës Psikiatrike të Universitetit të Cagliari dhe president i shoqërisë italiane të piskiatrëve.

Më shume se një aplikacion ‘detox’, që janë një ‘paradoks’ për ekspertët, apo klinikat për ‘detoksifikimin dixhital’ që janë një alternativë ‘të pasurish’, gjëja më e mirë në përgjithësi është ‘të mos e kesh celularin vërdallë’.

Pra, “jo” privimit drastik dhe “po” ndonjë rregulli të vogël për përdorim të përditshëm, si për shembull të vendosësh orare kur t’i kushtoheni momenteve ‘social’, çatit dhe kontrollit të telefonit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme