Media sociale ndikon në pothuajse çdo aspekt të jetës tonë.
Çfarë postoni online dhe si përdorni platformat sociale si Facebook dhe Instagram mund të tregojë shumë për ju.
Në fakt, një numër i studimeve kanë zbuluar lidhjen e mediave sociale me shëndetin mendor të një personi, mirëqenien, kapacitetin intelektual dhe më shumë. Dhe përderisa platformat shoqërore kanë ndihmuar botën të bëhet më e lidhur, ato kanë krijuar sfida të reja. P.sh., studimi i fundit zbuloi se njerëzit të cilët shpesh shfletojnë Instagram kanë më shumë gjasa të shfaqin shenja të depresionit se sa të tjerët. Një tjetër studim zbuloi se njerëzit të cilët tregojnë religjionin e tyre në Facebook kanë tendenca të përdorin gjuhë më pozitive në platformë.
Nga ndjenjat tek religjioni dhe tek dieta, media sociale po ndikon në pothuajse çdo aspekt të jetëve tona, dhe postimet tuaja në Facebook dhe Instagram zbulojnë më shumë për ju se sa mendoni.
Këtu janë 20 gjërat që media sociale tregon për ju, sipas studimit.
Njerëzit me depresion postojnë më shpesh në Instagram
Sa shpesh postoni në Instagram mund të jetë tregues i shëndetit tuaj mendor. Duke përdorur një program kompjuterik, studiuesit nga Universitetet Harvard dhe Vermont analizuan më shumë se 43,000 postime në Instagram nga 166 përdorues për të zbuluar se si njerëzit me depresion përdorin aplikacionin. Del se, përdoruesit me depresion postonin më shpesh se sa ata të cilët nuk kishin probleme me shëndetin mendor. Ata gjithashtu kishin më shumë fytyra në fotografitë e tyre dhe kishin më pak gjasa të përdornin filterë.
Ju do të mërziteni nëse kaloni shumë kohë në aplikacione të medieve sociale
Kalimi i shumtë i kohës në media sociale mund të jetë i dëmshëm. Në fakt, duke kufizuar kohën që ju kaloni në to, do të jeni më të kënaqur me përvojën tuaj. Aplikacioni Moment mblodhi të dhëna nga përdorimi i aplikacioneve, duke zbuluar se ka një ndërprerje të lumturisë për çdo platformë. Për Facebook, kalimi më shumë se 23 minuta mund të rezultojë në një përvojë të mërzitur dhe për Instagram, 31 minuta.
Media sociale mund të shtrembërojë kujtimet tuaja
Kur është fjala tek media sociale, ju dëshironi të vini veten në një dritë pozitive. Kjo do të thotë të publikoni fotografi të lumtura dhe të ndani kohë të mira, në mënyrë tipike përmes një filteri. Dhe përderisa media sociale duket si një vend i mrekullueshëm për të ruajtur kujtimet tuaja , kjo mund të mos jetë çështja. Një studim zbuloi se për shkak se njerëzit postojnë më së shumti gjëra pozitive në media sociale, kur shikojnë ato fotografi, ata kujtojnë kujtime të rrejshme ‘’të lumtura’’ të cilat në fakt shtrembërojnë ngjarjet domethënëse me portretizime të pasakta.
Përkatësia juaj fetare ndikon në gjuhën që ju e përdorni në Facebook
Një studim i fundit analizoi gjuhën e më shumë se 12,800 përdoruesve të Facebook të cilët tregojnë përkatësitë fetare në profilet e tyre. Del se, njerëzit fetarë përdorin fjalë më pozitive dhe diskutojnë tema shoqërore si familja, prëderisa njerëzit të cilët nuk tregojnë fenë e tyre përdorin më shumë gjuhë negative për të shprehur ndjenjat si zemërimin dhe më shpesh diskutojnë tema si trupi njerëzor dhe vdekja.
Sa më shumë kohë që kaloni në media sociale, aq më shumë keni gjasa të ndiheni të izoluar
Sot, izolimi social është bërë epidemi më e madhe se mbipesha në Amerikë. Dhe një faktor kontribues për këtë është media sociale. Përderisa shumica mendojnë se media sociale ndihmon njerëzit të ndihen më të lidhur dhe të krijojnë marrëdhënie, në fakt mund të bëjë të kundërtën. Një studim i fundit zbuloi se njerëzit të cilët kalojnë më shumë se dy orë në ditë në media sociale kanë dy herë më shumë mundësi të ndihen të izoluar se sa ata të cilët kalojnë më pak se dy orë.
Posedimi i shumë “shokëve”’ në media sociale nuk ju bën më të shoqërueshëm
Mijëra ndjekës në Instagram nuk do të thotë se keni mijëra shokë të vërtetë dhe një jetë aktive shoqërore. Një studim zbuloi se sa më shumë shokë që keni nuk do të thotë se jeni më të shoqërueshëm dhe se ka një limit në numrin e shokëve që truri i një personi mund të përballojë. Shokët virtualë nuk janë shokë të vërtetë, dhe ndërtimi dhe mirëmbajtja e miqësive kërkon bashkëveprim shoqëror.
Njerëzit të cilët postojnë shumë për partnerin e tyre në Facebook kanë më shumë gjasa të kenë vetëbesim të ulët
Postimet tuaja në Facebook mund të zbulojnë shumë për ju. Duke mbledhur të dhëna nga 555 përdoures të Facebook, një studim zbuloi se njerëzit me vetëbesim të ulët kanë tendenca të postojnë më shpesh se sa partneri i tyre. Jo vetëm kjo, por njerëzit të cilët studimi i identifikoi si ‘’egoistë’’ postuan më shumë për dietën dhe rutinat e tyre të ushtrimeve.
Vetëm shikimi i logos së Facebook mund të ju bëjë të dëshironi të vizitoni këtë rrjet social
Si ushqimet dhe substancat, media sociale gjithashtu ka përbërës të varshmërisë. Në fakt, një studim i fundit zbuloi se thjeshtë shikimi i logos së Facebook ngjall nxitje për të përdorur këtë platformë.
Media sociale mund të pengojë gjumin tuaj
Sot, me teknologjinë në dispozicion, mund të jetë e vështirë të pushojmë gjatë natës. Platformat e medias sociale mund të pengojnë gjumin tuaj. Një studim zbuloi se një në pesë njerëz të rinj zgjohen rregullisht gjatë natës për të kontrolluar ose dërguar mesazhe në media sociale. Një tjetër studim, ku 1,788 të rritur iu përgjigjën pyetësorëve për shprehitë e tyre të gjumit dhe medias sociale, zbuloi se njerëzit të cilët deklaruan se kanë nivele të larta të ndërprerjes së gjumit ishin njerëzit të cilët kontrollonin vazhdimisht llogaritë e tyre.
Ju keni personazhe të ndryshme për secilën platformë
Një studim i fundit zbuloi se njerëzit ndryshojnë imazhin dhe personazhin e tyre online varësisht nga platforma. Përdoruesit konsiderojnë çdo platformë si një ‘’botë’’ ndryshe dhe portretizojnë veten ndryshe në secilën.
Përdoruesit nën moshën 25-vjeçare kanë më pak gjasa të buzëqeshin në fotografitë e tyre të profilit
Pavarësisht se a kanë kaluar një ditë të keqe ose diçka tjetër, studimet e fundit zbuluan se përdoruesit e medias sociale nën moshën 25 vjeçare kanë më pak gjasa të buzëqeshin në fotografitë e tyre. Studimi gjithashtu zbuloi se femrat kanë më pak gjasa të vënë syza në fotografitë e tyre, krahasuar me meshkujt.
Mesazhet në media sociale mund të ju bëjnë të padurueshëm
Mund të jetë e lehtë që aksidentalisht të shfaqni veten si të padurueshëm online nga selfiet e shumta. Mirëpo, ka të bëjë me më shumë se sa vetëm me fotografi dhe mesazhe. Studimi sugjeron se kontrollimi i vazhdueshëm i medias sociale nuk ju bën vetëm të dukeni të padurueshëm por të bëheni një i tillë.
Ndjenjat në Facebook janë ngjitëse
Pavarësisht se a po kalon dikush një ditë të keqe ose ka pranuar lajme të mira, njerëzit hyjnë në Facebook për të shprehur ndjenjat e tyre. Dhe pëderisa ata flasin vetëm për veten, në fund ndjenjat e tyre të lumturisë ose mërzisë mund të ndikojnë tek shokët e tyre. Studimet tregojnë se ndjenjat e shprehura online janë shumë ngjitëse, dhe ajo që postoni në Facebook mund të ketë efekt tek shokët dhe ndjekësit tuaj.
Fitimi i më shumë pëlqimeve në Facebook nuk ju bën të ndiheni mirë
Përderisa shumica mendojnë se pëlqimet e shumta në Facebook rrisin vetëbesimin, del se nuk është e vërtetë. Një studim i fundit zbuloi se vëmendja në media sociale në formë të pëlqimeve nuk ndreq disponimin e dikujt.
Postimi i ushqimit në Instagram mund të ju ndihmojë të humbisni peshë
Nëse po kërkoni të humbni peshë, provoni të postoni disa fotografi të ushqimit tuaj të preferuar. Përderisa ju mund të mendoni se kjo ka efekt të kundërt, një studim i fundit zbuloi se njerëzit të cilët postojnë fotografi të ushqimeve të tyre janë më të prirur që të hanë shëndetshëm dhe të humbasin peshë.
Facebook mund të ju bëjë të xhelozoni shokët tuaj
Nuk ka dyshim se media sociale i bën njerëzit të krahasojnë veten me të tjerët, e cila shpesh ndikon në mirëqenien e një personi. Studimet zbuluan se përdoruesit e Facebook shpesh ndjejnë zili kur shohin shokët e tyre duke postuar fotografi interesante dhe argëtuese. Kjo shpesh i bën përdoruesit të postojnë diçka të mirë në profilet e tyre.
Ka lloje të ndryshme të atyre që bëjnë selfie
Përderisa ‘’selfies’’ mund të jenë të lidhura me egon, kjo nuk është e vërtetë. Studimet e fundit zbuluan se ka tri lloje të ndryshme të atyre që bëjnë selfie: komunikuesit, autobiografët dhe vetë-publikuesit. ‘’Komunikuesit’’ publikojnë selfie për të ndezur një bisedë me ndjekësit. ‘’Autobiografët’’ bëjnë selfie për të dokumentuar ngjarjet në jetët e tyre. “’Vetë-publikuesit’’ dokumentojnë tërë jetën e tyre duke provuar të bëjnë veten të duken pozitivë.
Shumë selfie mund të ndikojnë negativisht marrëdhëniet
Të gjithë postojnë selfie për arsyet e tyre, mirëpo, ne kemi ata shokë të cilët tejkalojnë kufinjtë. Një studim zbuloi se kur njerëzit postojnë selfie shpesh, ata rrezikojnë negativisht marrëdhëniet e tyre me disa ndjekës.
Nëse ndiqni shumë të panjohur jeni më të prirë ndaj depresionit
Mos u ndjeni keq nëse ndiqni aktorin ose idolin tuaj në media sociale, por ndjekja e shumë njerëzve të cilët nuk i njihni ka pasoja negative. Studimet zbuluan se njerëzit të cilët ndjekin më shumë të panjohur janë më të prirur ndaj krahasimeve shoqërore dhe simptomave depresive, krahasuar me ata të cilët ndjekin më pak të panjohur.
Përdoruesit të cilët angazhohen dhe etiketojnë më shumë njerëz në fotografitë e tyre janë më pak të prirur ndaj vetmisë.
Postimi i fotografive të cilat nuk kanë për qëllim të ndezin biseda ose nuk janë të drejtuara për dikë, e cila identifikohet si ‘’transmetim në Instagram’’ është e lidhur me nivele më të larta të vetmisë, sipas studimit. Njerëzit janë më pak të vetmuar kur përdorin platformën për të etiketuar njerëzit, të shoqërohen dhe të bashkëveprojnë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...