Brezi i ri i Volkswagen Gold mori një maksimum prej pesë yjeve në testin e sigurisë EuroNCAP.
Rezultatet treguan se kabina e Golfit mbeti e qëndrueshme në përplasjen frontale.
Sidoqoftë, si në rastin e Sharan, dera e pasme është hapur, duke paraqitur rrezik që pasagjerët të bien nga automjeti.
Sekretari i Përgjithshëm i Euro NCAP, Mihel van Ratingen tha se çështjet e hapjes së dyerve janë një gjë e rrallë sot, kështu që është e rëndësishme që VW të gjejë shkakun.
E pajisur me një sistem autonom frenimi urgjence (AEB) si pajisje standarde, Golf ka arritur rezultate të larta sigurie në segmente të tjera.
Përveç perlës së Volkswagen, pesë yje iu dha gjithashtu Audi Q8, Ford Puma, MG HS dhe Nissan Juke e re.
‘Fëmijët’ e VAG Group – VW Up, Skoda Citigo dhe Seat Mii kanë humbur dy nga pesë yjet e tyre nga testimi i mëparshëm pasi sistemi AEB është pjesë e aksesorëve./Gazeta Sinjali/
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve
Vdes në QKUK gruaja që mbeti e lënduar nga aksidenti mes tre...
Policia arreston një person pas kontrollit në një lokal në P...
Vëllai i Madh liron nga kafazi banorët pas 24 orëve
Policia “rrjep” me gjoba qytetarët, Jashari: Prioriteti i ty...