Facebook Inc, i përballur me kritikat e rregullatorëve dhe ligjvënësit lidhur me praktikat e tij të biznesit, planifikon të riemërohet me një emër të ri, që do të fokusohet në “metaverse”, raportoi të martën Verge.
Koncepti i “metaverse” shpejt është bërë kryefjalë në teknologji për biznes. Por, çfarë do të thotë?
“Metaverse” është një term i gjerë. Në përgjithësi u referohet mjediseve të përbashkëta të botës virtuale ku njerëzit mund të kenë qasje përmes internetit, shkruan Reuters.
Ky term mund t’u referohet hapësirave digjitale, të cilat mund të bëhen si të vërteta nga përdorimi i realitetit virutal (VR) ose realitetit të zgjeruar (AR).
Disa njerëz përdorin vetëm fjalën “metaverse” për të përshkruar botët e lojërave, ku përdoruesit kanë një karakter, mund të lëvizin dhe të ndërveprojnë me lojtarët e tjerë.
Po ashtu, ka një lloj të posaçëm të “metaverse” që përdor teknologjinë e blockchain (blloqe zinxhir). Në këto, përdoruesit mund të blejnë tokë virtuale dhe asete të tjera digjitale duke përdorur kriptovalutat.
Shumë libra dhe filma të zhanrit të fantashkencës bazohen në “metaverse” – bota alternative digjitale, të cilat nuk dallohen nga bota e vërtetë fizike. Megjithatë këto janë gjëra jo të vërteta. Aktualisht, shumica e hapësira virutale ngjajnë më shumë me video-lojërat sesa me jetën reale.
Adhuruesit e “metaverse” e shohin atë si fazën e ardhshme të zhvillimit të internetit.
Për momentin, njerëzit ndërveprojnë me njëri-tjetrin online duke shfletuar faqe të internetit të tilla si platformat e mediave sociale ose duke përdorur aplikacione për dërgimin e mesazheve. Ideja që “metaverse” është ajo që do të krijojë hapësira të reja në internet, ku ndërveprimet e njerëzve mund të jenë më shumëdimensionale dhe përdoruesit do të jenë në gjendje të zhyten në përmbajtjen digjitale dhe jo vetëm ta shikojnë atë. /rel
Ky interesim i rritur për “metaverse” mund të shihet si rezultat i pandemisë COVID-19. Më shumë njerëz nisën të punonin nga shtëpia dhe të mësonin nga distanca dhe, po ashtu, ka pasur rritje të kërkesave që ndërveprimet online t’i ngjasojnë më shumë botës reale.
Ideja e “metaverse” po tërheq shumë investitorë dhe kompani, që duan të jenë pjesë e gjësë së re të madhe.
Shefi ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, deklaroi në korrik se kompania do të tentojë të transformohet nga një kompani e mediave sociale në një kompani “metaverse” brenda pesë vjetëve të ardhshme.
Ky term është mjaft i popullarizuar në qendrën botërore të teknologjisë, Silicon Valley, me Microsoft-in që ka përmendur bashkimin e botës digjitale me atë fizike.
Loja mjaft popullore e fëmijëve, Roblox, që në mars pati debutimin në Bursën e Nju Jorkut, e përshkruan veten si një kompani “metaverse”. Edhe loja Fortnite konsiderohet se është pjesë e “metaverse”.
Muzikantët mund të mbajnë koncerte virutale në këto platforma. Për shembull, në shtator miliona persona shikuan këngëtaren Ariana Grande që performoi virutalisht në Fortnite, tha Epic Games, kompania që e ka zhvilluar këtë lojë.
Kompanitë më të mëdha të modës, gjithashtu, kanë eksperimentuar me rroba virtuale, ku avatarët e njerëzve mund t’i veshin ato rroba në ambiente të “metaverse”. /rel
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...