Google ADS

Cilët janë aplikacionet më të mirë të e-mail për Android dhe iOS?

10:41 | 12 Tetor 2018
Arbresh.info

Nuk ka aplikacione e-mail-i të mira dhe të këqija. Edhe më të mirë në botë bëjnë punën më të thjeshtë, ju sjellin informacion po gjithashtu ju bezdisin me njoftime pafund, spam, oferta, ftesa, kërkesa etj.
Për fat jo të mira bota e e-mail-it muajt e fundit vuri re largimin e disa prej lojtarëve kryesorë si Newton, Astro apo Google Inbox.

Megjithatë kanë ngelur alternativa po aq serioze e solide të cilat kryejnë më shumë funksione sesa të kontrollosh postën elektronike.

Aplikacioni e-mail më i mirë në iOS: Outlook

Mund tu duket ironike por ja që është e vërtetë. Aplikacioni më i mirë i e-mail-it për iPhone është Microsoft Outlook.

Me një dizajn të pastër dhe pa shumë elementë ç’orientues, me Outlook mund të kontrolloni e-mail-in me shpejtësinë e “dritës.”

Aplikacione ka funksione moderne si: gjestet e arkivimit, fshirjes dhe leximit të mëvonshëm të e-mail-it.

Madje filtron postën duke i ndarë e-mail-et në dy kategori: të rëndësishme dhe të parëndësishme. Dhe funksion me çdo e-mail thuajse si: iCloud, Yahoo, Gmail, Exchange, IMAP dhe Outlook.

Megjithatë ka edhe disa ngërçe si psh kërkimi nuk është aq i mirë krahasuar me Gmail.

Së fundi është aplikacion i besueshëm se një ditë nuk do të zhduket papritmas siç ndodhi edhe me Google Inbox.


Për përdoruesit që kërkojnë funksione të avancuara: Spark

Spark nuk është aq i pastër sa Outlook por nëse jeni një person i dhënë pas e-mail-it, ofron shumë funksione që Outlook nuk i ka.

Vetë aplikacioni është i shpejtë, fluid dhe hap e-mail-et me shpejtësi. Si çdo aplikacion modern vjen me gjestet e fshirjes, arkivimit dhe leximit të mëvonshëm të e-mail-eve.

Gjithashtu mbështet postat elektronike madhore si Gmail, Exchange, Yahoo, iCloud dhe Outlook.

Spark ofron sistemin më të mirë të njoftimeve në iOS. Përdoruesit mund të zgjedhin të parashohin një e-mail përpara se ta hapin ndërsa njoftimet grupohen në tematika.

Një opsion inteligjent bën që e-mail-et e reja nga dërgues të panjohur për ju të mos ju bezdisin.

Aplikacioni më i mirë i e-mail-it në Android: Gmail

Ka kaluar kohë që kur Google përditësoi aplikacionin Gmail në Android apo iOS për herë të fundit.

Aplikacioni ende ruan pamjen e 2015-ës, në fakt në disa drejtim vetëm se është bërë më keq.

Por duke qenë se Android është ekosistemi i Google, nuk ka një aplikacion e-mail-i që mund të udhëheqë në mbretërinë e Google përveç Gmail.

Asnjë nuk është aq i shpejtë, aq funksional e aq i dobishëm sa Gmail në Android. Aplikacioni funksion me Outlook, Yahoo, Exchange dhe llogaritë IMAP.

Ka funksione si filtrat inteligjentë, posta me prioritet të lartë, replikat inteligjente e shumë të tjera.

Gmail në Android gjithashtu funksionon mjaft mirë me kanalet e njoftimeve, shenjat e ikonave dhe shikimin paraprak të e-mail-eve.

Në fund të ditës mund të mos jetë opsion më i mirë, por të mundësh Google në lojën e saj është e pamundur. /PCWorld Albanian

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme