Fjala më e kërkuar e vitit zgjidhet nga leksikografë që monitorojnë një sërë burimesh, përfshirë edhe mediat sociale.
Shqetësimet shëndetësore ishin të dukshme në vitin 2023, sipas botuesve, ndaj edhe “ultra-processed”, një term që i referohet ushqimit që “përgatitet duke përdorur metoda komplekse industriale nga përbërës të shumtë, shpesh duke përfshirë përbërës me pak ose aspak vlera ushqyese”, është renditur në vendet e para në fjalor, por jo më larg mbetet edhe “semaglutide”, ilaçi që njihet për efektin në heqjen e oreksit. Përdorimi i termit është trefishuar duke nisur që nga viti i kaluar.
Alex Beecroft, menaxher i “Collins”, tha se “nuk kishte dyshim” se “AI” kishte qenë “pika kryesore më e përfolur e vitit 2023″.
“Ne e dimë se AI ka qenë një fokus i madh këtë vit, në mënyrën se si është zhvilluar dhe është bërë shumë shpejt aq e përhapur dhe e ngulitur në jetën tonë sa çdo teknologji tjetër dikur futuriste, por tashmë e përditshme”. E përcaktuar si “modelimi i funksioneve mendore të njeriut nga programet kompjuterike”, “AI” u zgjodh, sepse “është përshpejtuar me një ritëm kaq të shpejtë dhe është bërë biseda dominuese e vitit 2023”,- shtoi botuesi./VOA
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti