Është e pamohueshme që tregu i telefonave ka arritur pjekurinë dhe gjeneratat e fundit të pajisjeve kanë parë përmirësime të mëdha.
Inovacioni duket i pakët dhe çdo hap në teknologji është i kufizuar në Al, performancën e kamerës ose një kombinim i të dyjave.
Kjo prirje po shtyn shumë konsumatorë dhe madje edhe entuziastë të fortë të frenojnë blerjen e pajisjeve më të fundit, ndonjëherë edhe duke anashkaluar disa gjenerata njëherësh, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Duket se telefonat inteligjentë tani janë në një vend të ngjashëm me atë ku tregu i laptopëve ka qenë për një kohë të gjatë – nuk duhet domosdoshmërisht të zotëroni modelin më të mirë të çdo viti, por përkundrazi, mund të prisni derisa ato përmirësime të bëhen të dukshme.
Thënë kështu, realiteti është se ndryshe nga shumica e laptopëve, telefonat inteligjentë nuk janë krijuar për të qëndruar aq gjatë dhe lodhja zakonisht fillon të shfaqet pas vetëm 3-4 vjetësh, ndonjëherë edhe më shpejt nëse nuk keni qenë të kujdesshëm.
Për shumë konsumatorë kjo mund të jetë arsyeja e vetme që i shtyn drejt blerjes së një modeli më të ri – jo nga emocioni për shpikjen e re, por nga acarimi me atë të vjetrën. /Telegrafi/
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA