Cigarja elektrike shkakton zjarr në një aeroplan

15:32 | 17 Dhjetor 2016
Arbresh Info

Cigarja elektrike tani ka diçka të përbashkët me telefonin Galaxy Note 7 nga Samsung, pasi të dyja kanë tymosur aeroplanët.

Të enjten, një fluturim i American Airlines nga Dallasi në Indianapolis ishte detyruar të ndalet në Arkansas kur cigarja elektrike e një pasagjeri shpërtheu në aeroplan, shkruan portali arbresh.info.

E gjitha  ndodhi si pasojë e një keqfunksionimi të kësaj pajisje që rezultoi në një zjarr të vogël. Megjithatë, falë reagimit të shpejtë të pjesëtarëve të stafit, zjarri ishte fikur.

Aeroplani ishte i modelit MD-80 me 137 pasagjerë dhe 5 anëtarë të stafit që fatmirësisht shpëtuan të gjithë pa lëndime. Pasagjerët ishin vendosur në një aeroplan tjetër dhe incidenti është raportuar te Administrata Federale e Aviacionit./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme