Chromecast arrin mbi 30 milionë shitje

14:16 | 29 Korrik 2016
Arbresh Info

Google ka zbuluar që ka shitur në përgjithësi mbi 30 milionë njësi të Chromecast. Ky lajm vjen nga drejtori ekzekutiv i gjigantit Google, Sundar Pichai, gjatë raporteve për të ardhurat e kompanisë në tremujorin e dytë.

Numri i shitjeve qëndroi në 25 milionë brenda një kohe të gjatë, që do të thotë se Google ka shitur vetëm 5 milionë njësi Chromecast për vetëm dy muaj. Ja vlen të përmend gjithashtu që kompania ka shitur në përgjithësi 17 milionë njësi deri në muajin maj të vitit të kaluar.

Numri i shitjeve prej 30 milionë njësi vjen pas tri viteve pasi pajisja u lansua./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme