Keni dashur që ndërkohë që vazhdoni të dëgjoni një video të hapur nga Chrome në Android, të mund të përdorni edhe aplikacionet e tjera në celular. Chrome e ka sjellë së fundmi këtë cilësi që ju lejon t’i ndërroni aplikacionet në celular pa u shqetësuar për vazhdimin e videos.
Versioni 54 i Chrome për Android beta është në gjendje të luajë videot në ueb edhe në sfond, ndërkohë që ju lexoni një material apo luani në celular. Sapo të kaloni në një aplikacion tjetër, ndërkohë që videoja luhet, do të shikoni një njoftim lart që shfaq opsionet e kontrollit të saj si ‘play’ dhe ‘pause’.
Nuk dihet akoma se kur do të jetë gati përditësimi i ri i Chrome, për tu shpërndarë gjerësisht tek përdoruesit, por gjithsesi do t’ju duhet fillimisht të instaloni versionin beta. Për ta bërë këtë shkoni në Google Play Store, dhe shkarkoni versionin 54 të Chrome për Android beta./Arbresh.info.
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel ...
Kriza në Lindjen e Mesme, Blinken: Izraeli ka të drejtë të m...
Rama në OKB: Kosova, realitet i pakthyeshëm ndërkombëtar
Kurti u takua me kryeministrin e Kroacisë, diskutuan për rap...
Ushtria izraelite urdhëron banorët në disa zona të Bejrutit ...
Nuk do të dalin nga moda: Tapeta muri me lule për çdo shtëpi