Google ADS

Chevrolet konfirmon ardhjen e modelit të ri Corvette, me motor në mes

11:26 | 8 Prill 2018
Arbresh.info

Kësaj radhe është e vërtetë.

Reporterët që merren me veturat e reja, e kishin kapur një Chevrolet nën shtresat për kamuflim, teksa testohej në rrugë të hapur, transmeton Telegrafi. Që atëherë, u përhapën lajmet se ky mund të jetë një Corvette i ri, ose ndonjë model tjetër. Bazuar në sistemin e ndërtimit, njohësit e makinave kishin thënë se kjo veturë, sipas të gjitha gjasave, e ka motorin në mes.

Për tri vite me radhë, asnjë prej këtyre lajmeve nuk ishte mohuar apo konfirmuar nga kompania. Deri më tani, kur është thënë përfundimisht, se ky model i përket gjeneratë së re të Corvette dhe e ka motorin në mes.

“Ndërtimi i një makine të tillë, ishte planifikuar që nga vitet e 60-ta, por nuk ndodhi asnjëherë. Do ta shohim së shpejti”, thuhet në raportin zyrtar.

Por, një lajm tjetër pritet ta kemi në fillim të javës që vjen, pas një takimi të zyrtarëve të lartë të kompanisë Chevrolet, ku pritet të shqyrtojnë edhe disa çështje lidhur me modelet e reja. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme