Nëse keni menduar se Raspberry Pi 2 që kushton 35 dollarë është kompjuter më i vogël dhe i lirë, mendoni përsëri. Kompania Next Thing Co. ka krijuar një mikrokompjuter të quajtur “CH.I.P”, i cili kushton vetëm 9 dollarë.
Ashtu si Raspberry Pi, CH.I.P mund të përdoret në shumë mënyra. Ju mund të lidheni pjesë të nevojshme si tastiera, miu, dhe ekrani për ta shndërruar atë në një kompjuter personal. Përndryshe, ju mund ta ktheni atë edhe në një emulator për lojëra apo robot ose çfarëdo që dëshironi.
Ashtu edhe siç mund ta paramendoni, CH.I.P nuk është një kompjuter i fuqishëm. Duke bartur një procesor 1GHz Allwinnger A13, 512MB RAM, 4GB hapësirë për akumulimin e thënave, ky kompjuter është i mjaftueshëm për të përdorur ndonjë aplikacion apo për të shfletuar, transmeton arbresh.info.
Njëkohësisht, CH.I.P ka hapësirën për të vendosur kabllon për zë, portin për USB dhe Micro USB, Wi-Fi 802.11 b/g/n dhe Bluetooth 4.0. CH.I.P përdor sistemin operativ Linux të bazuar në Debian që ofron aplikacionet e nevojshme nga Linux.
Aktualisht, Next Thing Co. ka vendosur pajisjen në kampanjën Kickstarter, i cili i ka sjellur projektit të ardhura të mjaftueshme për të filluar shitjet këtë vit./arbresh.info
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...