Ju ndoshta keni klikuar butonin për të konfirmuar që nuk jeni robot deri më tani dhe nuk keni menduar shumë për atë që ndodh ndërkohë që ju jepet qasje në një ueb-faqe.
Kjo masë sigurie quhet CAPTHA (Testi Completely Automated Public Turing për të dalluar kompjuterët dhe njerëzit), dhe kur thoni “nuk je robot” nuk është thjesht një klikim i thjeshtë në një kuti.
Kur kontrolloni këtë opsion, faqja ku dëshironi të shkoni do të ketë qasje në historikun tuaj të internetit për të vendosur nëse jeni person real apo jo, shkruan yahoonews.
Nëse, për shembull, keni shikuar YouTube ose keni shkruar diçka në rrjetet sociale përpara se të klikoni butonin “unë nuk jam robot”, kjo do të thotë që ju jeni një person i vërtetë.
Në thelb, është mënyra se si Google kontrollon nëse jeni një inteligjencë artificiale apo jo – do ta pranojmë se është pak “rrëqethëse”, veçanërisht kur e dimë se ata mund të gjurmojnë dhe analizojnë edhe mënyrën se si e lëvizni shigjetën tuaj nëpër ekran.
Nëse ju merrni një detyrë tjetër (të klikoni mbi hidrantë, motorë ose diçka tjetër), do të thotë që makina nuk është ende e sigurt nëse jeni person real apo jo. /Telegrafi/
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve-kryesisht me...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...