Përdorimi i internetit nga celularët ka shënuar rritje edhe në tremujorin e parë të këtij viti dhe në raport me janar-mars 2020 ishte të paktën 33 për qind më shumë. Të dhënat e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare tregojnë se sasia e trafikut data (Internet) në rrjetet celulare gjatë T1 2021 ishte rreth 31 Milion GByte. Një përdorues aktiv i aksesit broadband celular ka përdorur mesatarisht rreth 5.15 GB Internet në muaj në T1 2021, që përbën një rritje me 15.5% në krahasim me T4 2020 dhe një rritje me 33% krahasuar me T1 2020.
Numri i përdoruesve aktivë të aksesit broadband në Internet nga rrjetet celulare në T1 2021 ishte rreth 2 milionë që përbën një rritje me 1.5% me tremujorin e mëparshëm, dhe një rritje me 16.9% në krahasim me Tremujorin e parë 2020.
Krejt e kundërta ka ndodhur nga ana tjetër me thirrjet në celular dhe mesazhet që kanë pësuar rënie. Konsumi mesatar mujor për përdorues aktiv i shërbimeve celulare gjatë T1 2021 ishte: 184 minuta dalëse, 18 SMS dhe 5.15 GB Internet. Krahasuar me T4 2020, konsumi mesatar i thirrjeve pati një rënie me 1%, konsumi mesatar i SMS-ve pati një rënie me 10.5% dhe konsumi mesatar i internetit u rrit me 15.5.
Sipas AKEP numri i pajtimtarëve të shërbimeve celulare sipas kartave SIM në fund të T1 2021 ishte rreth 3,169,950 që përbën një rënie me 5% në krahasim me tremujorin e mëparshëm, dhe një rënie me 2.7% në krahasim me T1 2020.
“Numri i përdoruesve aktivë të telefonisë celulare gjatë T1 2021 arriti në rreth 2.49 milionë që përbën një rënie me rreth 0.8% me T4 2020 dhe rritje me rreth 0.6% me T1 2020; – Totali thirrjeve dalëse të gjeneruara nga pajtimtarët celularë në Shqipëri në T1 2021 ishte rreth 1.38 miliardë minuta, me një rënie prej 1.7% në krahasim me tremujorin paraardhës dhe me një rritje prej 8.2% me T1 2020.
Sasia e thirrjeve drejt rrjeteve të tjera celulare kombëtare (off-net) u rrit me 0.5% në krahasim me T4 2020 dhe u rrit me 16.1% në krahasim me një vit më parë në T1 2020.
Sasia e thirrjeve on-net u ul me 3.5% në krahasim me T4 2020 dhe pësoi një rritje me 2.7% në krahasim me T1 2020. Numri i mesazheve SMS të dërguara nga pajtimtarët e rrjeteve celulare në T1 2021 ishte rreth 135 milion që përbën një rënie me 11.1% krahasuar me T4 2020 dhe një rënie me 31.8% me T1 2020” vlerëson AKEP./Monitor
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...