Sipas një studimi të kryer nga shkolla e Harvardit, mbajtja e një tableti shumë të ulët në prehër, mund të shkaktojë deformim të muskujve të qafës dhe shtyllës kurrizore.
Hapi i parë është të bëni një pushim herë pas here nga përdorimi i telefonit, kompjuterit, laptopit apo tabletit.
Nëse përdorni kompjuter ndiqni këto këshilla:
Zgjidhni të qëndroni në një karrige me bazament të mirë mbështetës ose vendosni një jastëk mbrapa kurrizit.
Qëndroni drejt, pa u kërrusur para.
Mbani shpatullat të relaksuara dhe bërrylat afër me trupin.
Mbani duart, kyçet e duarve, parakrahët dhe kofshët paralel me dyshemenë.
Nëse përdorni telefon:
Përpiquni të shmangni mbajtjen e tij mes kokës dhe shpatullave.
Investoni në një pajisje që ju lejon t’i keni duart e lira.
Nëse përdorni tablet:
Blini një mbështetëse që ju lejon të keni një kënd të mirë shikimi.
Qëndroni në pozicion ku syri të shikojë paralel me ekranin.
Bëni pushim çdo 15 minuta
Merrni frymë thellë në mënyrë që trupi të marrë sasinë e oksigjenit që i nevojitet.
Qëndrimi korrekt, larg nga ekranit ju ndihmon në reduktimin e dëmit që mund të shkaktojë qëndrimi për një kohë të gjatë përpara kompjuterit apo tabletit./arbresh.info/
Një 38-vjeçar në Prizren hedhet nga ballkoni i shtëpisë, pës...
Sara e emocionuar flet për dëshirën e saj të fundvitit
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...