Google ADS

Bugatti shitet për një çmim marramendës prej 11 milionë eurosh

13:53 | 6 Mars 2019
Arbresh.info

Bugatti ka shitur makinën më të shtrenjtë në botë.

Bëhet fjalë për La Voiture Noire që është shitur plot 11 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.

Makina që është tërësisht e zezë kombinon performancën e Bugatti Chiron me stilin e  llojit legjendar të brendit të vitit 1936, Ac Atlantic.

Rezultati i këtij kombinimi është një nga krijimet më të mprehta në katër rrota që është parë ndonjëherë.

La Voiture Noire, e cila përkthehet në Makina e Zezë, është ndërtuar për një klient të vetëm të pasur të Bugattit, por gjithashtu për të festuar historinë 110-vjeçare të prodhuesit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme