Prodhuesi francez po përgatitet seriozisht, për t’i hyrë botës së makinave SUV
Para një kohe jo shumë të largët, pak njerëz do mendonin se prodhues të super-makinave si Ferrari, Lamborghini dhe Aston Martin do të hynin në tregun e makinave SUV, por me prodhimin e Urus, Purosangue dhe DBX, ky është një realitet, transmeton Telegrafi.
Derisa Bugatti ka konfirmuar planet për makinën SUV, bosi i kompanisë Stephan Winklemann ka bërë të ditur se modeli që pritet të bëhet SUV nuk do ta ketë trupin e ngjashëm si Chiron. Me rënien e shitjes së makinave sedan, Winklemann ishte i vendosur se e erdhmja e kompanisë ka të bëjë edhe me SUV.
Gjatë një interviste në Pris Motor Show 2018, ai ka thënë se Bugatti planifikon të ndërtojë një SUV luksoz dhe hibrid, që të rivalizojë me Bentley Bentayga dhe Rolls-Royce Cullinan. “Brendi është gjithnjë në rritje dhe duhet të ketë nga pak, prej të gjitha segmenteve” ka thënë Winklemann.
Vetëm se nuk duket se do ta shohim shpejtë këtë SUV, pasi zyrtarët e Bugattit ende nuk kanë bërë planin financiar dhe bordi drejtues duhet ta miratojë projektin për të hyrë në prodhim. /Telegrafi/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...