Brukseli bëhet kryeqyteti i parë që ndalon rrjetin 5G për shkak të efekteve shëndetësore. Lajmi është konfirmuar nga Céline Fremault, ministre e Qeverisë për Rajonin e Brukselit, përgjegjëse për Strehimin, Cilësinë e Jetës, Mjedisit dhe Energjinë.
“Nuk mund t’i hapim derën kësaj teknologjie, nëse standardet e rrezatimit nuk respektohen. Qofshin këto 5G ose jo. Qytetarët e Brukselit nuk janë derra, shëndetin e të cilit mund ta shes për përfitime financiare. Nuk mund t’i lëmë asgjë dyshimit”, është shprehur ajo. Fremaul tha se projekti pilot 5G nuk përputhet me standardet e Brukselit për sigurinë e rrezatimit.
Nuk ka pothuajse asnjë dyshim se një botë 5G do të na vendoste të gjithë nën një nivel të pashembullt mbikëqyrjeje dhe kontrolli; dhënien e fuqive të padëgjuara algoritmeve të koorporatave pa shpirt. Kjo duhet të jetë e mjaftueshme për të fshirë përgjithmonë axhendën atje, të paraqitur nën “teknologjinë e dobishme të shkuar keq”.
Ndërkohë që Brukseli bëhet qyteti i parë i madh që bllokon teknologjinë 5G, dhjetëra qeveri lokale kanë miratuar legjislacionin për të parandaluar ose kufizuar hyrjen e saj për shkak të efekteve shëndetësore. 21 qeveri lokale në SHBA e kanë një legjislacion të tillë. Por përtej kësaj, janë edhe efektet anësore biologjike. Dhjetëra studime e kanë lidhur wireless-in me frekuencë të ulët me disa efekte biologjike, të cilat përfshijnë:
Dëmtim i ADN-së, dëmtim oksidativ, ndërprerja e metabolizmit të qelizave, rritje e barrierave të qarkullimit të gjakut në tru, reduktim i melatoninës, ndryshime në metabolizmin e glukozës në tru, gjenerim i proteinave të stresit.
Po ashtu, në vitin 2011, Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) e ka futur rrezatimin e radiofrekuencave në listën e kancerogjenëve të mundshëm./infoshqip/
Hamza: Gjithçka është shtrenjtuar, unë do t’i rris pagat dhe...
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë, policia jep d...
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”