Britania e Madhe ndalon me ligj “screenshot”-at në Snapchat

00:59 | 4 Prill 2016
Arbresh.info

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuara ka vendosur ti dënojë të gjithë ata që nuk i respektojnë rregullat në Snapchat. Siç e dini, në Snapchat fotografitë dhe videot e përdoruesve mund ti shikoni vetëm për një kohë, mirëpo jo të gjithë po e bëjnë këtë.

Përdoruesit po i ruajnë duke iu bërë screenshot.-transmeton arbresh.info. Për këtë arsye ministri i kulturës në Britani, Ed Vaizey ka konfirmuar se kushdo që u bën screenshot “snap”-ave dhe i shpërndan ato pa lejen e pronarit mund të paditet dhe të shkojë në burg.

Njëra prej arsyeve pse Snapchat është kaq i famshëm është për shkak të privatësisë dhe njerëzit shpërndajnë gjëra më personale, të cilat është e rëndësishme të mbrohen./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme