Pas paralajmërimeve se Bentley mund të zhvendosë fabrikat për prodhimin e automjeteve jashtë Mbretërisë së Bashkuar, edhe një auto-brend tjetër britanik kërcënon me zhvendosjen e prodhimit nga ishulli.
Vendimi i referendumit të vitit të kaluar për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian u ka shkaktuar kokëdhembje drejtuesve të shumë prodhuesve të automobilave, të cilët kanë fabrikat në Britani, ndërsa automjetet e tyre i shesin në gjithë Evropën.
Kohë më parë shefi i markës, Bentley, Volfgang Dirhajmer, ka thënë se kjo kompani e veturave do të mund të zhvendosë prodhimin e saj nga Britania e Madhe pas Brexit-it, nëse kjo do të jetë e domosdoshme.
Kësaj radhe, një paralajmërim të ngjashëm vjen nga BMW, i cili është pronar i markës Mini. Për fillim, prodhuesi gjerman po shqyrton opsionin që modelet e ardhshme elektrike Mini të ndërtohen diku tjetër në kontinent, ndërsa njëri nga drejtuesit e BMW-së paralajmëroi se ky mund të jetë vetëm hapi i parë në zhvendosjen e prodhimit nga ishulli.
Në bisedë me Bloomberg, drejtori ekzekutiv i BMW-së, Harald Kruger, tha se Britania mbetet vend i rëndësishëm për prodhimin e Mini, por vendimi përfundimtar do të varet nga ajo se si ky shtet do të përmbyllë bisedimet për Brexit, të cilat pritet të fillojnë kah fundi i marsit
Alonso para ndeshjes me Milanin: Ne jemi gati
Irani thotë se nuk do të dërgojë ushtarë për ta luftuar Izra...
“Është e vështirë ta shoh atë kështu”, Bellingham flet për g...
Policia në Shtime me aksion për largimin e veturave nga trot...
Ministri Hoxha propozon Ilir Prodën, Drejtor të Përgjithshëm...
MSh dhe IKShPK nesër shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Persona...