Imazhet tronditëse tregojnë momentin kur dy punonjës të këshillit të Cornwall gjetën një breshkë 100-vjeçare.
Kafsha ishte krejtësisht e shpërfytyruar dhe u zbulua në Polkerris, pranë Cornwall.
Llogaritet se breshka është 100-vjeçare në bazë të matjeve, të cilat zbulojnë se kishte një perimetër të qafës 98 cm dhe 2.36 metra e gjatë.
Ajo është gjetur nga James Mustoe, 34-vjeçar, kur ishte në një udhëtim me fëmijët dhe mikun e tij Richard Pears.
Breshkat me lëkurë janë një ngjarje e rrallë në ujërat e Cornish dhe janë kategorizuar nga World Wildlife Fund (WWF) si ‘të rrezikuara’.
Ato janë të njohura për peshën e madhe ndërmjet 200 deri 700 kg dhe variojnë nga 1,2 deri 1,8 metra.
Breshkat e lëkurës janë speciet më të mëdha të breshkave në botë me një jetëgjatësi mesatare prej rreth 80 vjetësh.
Ato janë llojet më të mëdha të breshkave të detit dhe gjithashtu të njohura për rrugën e tyre migurese ndërmjet Oqeanit Atlantik dhe atij Paqësor.
Megjithëse shpërndarja e tyre është e gjerë, numri i breshkave të lëkurës ka rënë seriozisht gjatë shekullit të kaluar si rezultat i grumbullimit intensiv të vezëve dhe bllokimit të peshkimit.
Shumë nënpopullime – të tilla si në Paqësorin dhe Atlantikun Jugperëndimor – janë të rrezikuara në mënyrë kritike.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...