Kompania e telekomunikacionit Ericsson do sjellë teknologjinë 5G në Brazil në partneritet me gjigantin meksikan America Movil në vitin 2016.
Projekti ishte prezantuar në selinë e një kompanie suedeze në fillim të kësaj jave gjatë vizitës së presidentes braziliane Dilma Rousseff, shkruan arbresh.info. Ideja është që fillimisht të hulumtohet se si rrjeti 5G do përdoret nga konsumatorët dhe korporatat me një qëllim që shërbimi të ofrohet nga viti 2020.
Sipas të dhënave nga kompania Gartner, numri i pajisjeve të lidhura me internet do të ketë një rritje vjetore prej 30% në 4.9 miliardë, numër që pritet gjithashtu të rritet deri në 25 miliardë deri në vitin 2020. Megjithatë, ekzistojnë edhe sfida të tjera në fushën e Internet of Things (IoT), çmimi i pajisjeve, përmirësimi i lidhjes me rrjet dhe jetëgjatësia e baterisë.
Ericsson dhe America Mobil, që janë pronarë të Embratel, Claro dhe Net, të gjithë operatorët kryesor në hapësirën e telekomunikacionit në Brazil, do të studiojnë fushën IoT me një përqendrim të veçantë në zhvillimin e pajisjeve me bateri të limituara për rajonet e largëta.
Kompania suedeze ka punuar për të zhvilluar produktet dhe shërbimet e reja teknologjike të bazuara në standardet 5G si dhe ka projektin e gjeneratës së pestë të rrjetit në vende të ndryshme, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Australinë, ku ka partneritet me Telstra për të testuar 5G./arbresh.info
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA