Google ADS

Bota përpara internetit, gjërat që nuk përdorim më

07:03 | 7 Janar 2016
Arbresh.info
Në të përditshmen, mund të mos e vini re që shumë gjëra që përdornim më parë, janë zëvendësuar me ca të tjera, teknologjikisht bashkëkohore. Njëra prej tyre është enciklopedia. Dikur, shfletohej sa herë për të mësuar diçka që kërkonim por sot, Wikipedia është aty për çdo gjë.
Te ne, agjensitë e udhëtimit mund të jenë ende të dobishme por shumë shpejt, gjithçka do të prenotohet e do të funksionojë përmes internetit. E njëjta gjë ndodh edhe me shtypin. Gazetat e revistat, po zëvendësohen përditë e më shumë nga portalet online. A ju kujtohet hera e fundit që keni hyrë në një dyqan CD-sh?! Të mos themi kasetash…Epo, njësoj për të gjithë, ka ndodhur ca vite më parë. Me keqardhje po ju themi se do të ndodh shumë shpejt edhe me libraritë, shkruan living.al.
Madje, kush ka informacion, të na thotë nëse shkojnë ende studentët nëpër leksione! Po në postë kur keni shkuar për të dërguar një letër të cilën e keni shkruar vetë?! Mmm, me siguri keni kaluar andej vetëm për të tërhequr veshjet që keni porositur online. Më e çuditshmja në gjërat që po humbasin terren, është insdustria e filmave për të rritur. Pornografia, ka qenë gjithnjë e para në sektorin teknologjik por tashmë, meqenëse në internet gjendet gjithçka, askush nuk paguan më për të ‘mësuar të rejat’ nga fusha. Pra, profesionistët e fushës, po ngelen pa punë. Aaa, edhe diçka…E keni më numratorin telefonik?!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme