Google ADS

Bota ka mbi tre miliardë përdorues të rrjeteve sociale

15:17 | 13 Shkurt 2018
Arbresh.info

Sondazhi i ‘We Are Social’ dhe ‘Hootsuite’, prezantuar në raportin ‘Global Digital, 2018’, zbulon se tani ka më shumë se katër miliardë njerëz në mbarë botën që përdorin internetin dhe më shumë se tre miliardë njerëz në botë përdorin çdo muaj mediet sociale, shkruan Telegrafi.

Të dhënat e fundit tregojnë se gati një e katërta e përdoruesve të rinj u shtuan gjatë vitit 2017. Afrikë ka parë ritmet më të shpejta të rritjes, me numrin e përdoruesve të internetit në të gjithë kontinenti është rritur me më shumë se 20 për qind nga viti në vit.

Pjesa më e madhe e rritjes së këtij viti është nxitur nga prezenca më e madhe e telefonave të mençur dhe çmimet më të përballueshme të të dhënave mobile (mobile data). Më shumë se 200 milionë njerëz gjatë vitit 2017 për herë të parë u pajisen më telefon të mençur dhe dy të tretat e 7.6 miliardë banorëve të botës tani kanë një pajise të tillë.

Më shumë se gjysma e pajisjeve në përdorim janë ‘të mençura’, kështu që gjithnjë e më e lehtë është që njerëzit të gëzojnë një përvojë të pasur në internet kudo që janë.

Përdorimi i medieve sociale vazhdon të rritet me shpejtësi dhe numri i njerëzve është rritur me pothuajse një milion përdorues të rinj çdo ditë gjatë 12 muajve të fundit. Më shumë se tre miliardë njerëz në botë përdorin çdo muaj mediet sociale, me 9 në 10 përdorues që hyjnë në platformat e tyre të zgjedhura nëpërmjet pajisjeve mobile.

Sipas raportit, numri i përdoruesve të internetit në 2018 është 4.021 miliardë njerëz, duke u rritur 7 për qind nga viti në vit, numri i përdoruesve të medieve sociale në vitin 2018 është 3.196 miliardë njerëz, duke u rritur 13 për qind nga viti në vit dhe numri i përdoruesve të telefonisë mobile në vitin 2018 është 5.135 miliardë, duke u rritur me 4 për qind nga viti në vit.

Nga rezultatet e prezantuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në raportin ‘Anketa e Përdorimit të Teknologjisë Informative dhe Komunikimit, 2017’, në vitin 2017, 88.8 për qind e familjeve kosovare kanë qasje në internet. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme