Google ADS

Bota do të duhet të presë edhe pak që të provojë “modelin më kompleks të Inteligjencës Artificiale të Google deri më sot”

23:06 | 3 Dhjetor 2023
E.G

Gemini, është përshkruar si gjenerata e ardhshme e Inteligjencës Artificiale (Al) dhe multimodale, që do të thotë se është në gjendje të përpunojë lloje të ndryshme të dhënash.

Thuhet se ka aftësinë për të kuptuar dhe gjeneruar tekste dhe imazhe, si dhe lloje të tjera të përmbajtjes si faqe interneti, vetëm duke u bazuar në skicë ose përshkrim me shkrim, përcjell Telegrafi.

Lansimi i Geminit-t ishte planifikuar të realizohej në New York, Washington dhe California javën e ardhshme.

Megjithatë, këto ngjarje janë shtyrë për në fillim të vitit 2024.

Kjo për faktin se ka shqetësime se Al nuk funksionon vazhdimisht mirë kur u përgjigjet kërkesave dhe pyetjeve në gjuhë të tjera përveç anglishtes.

Ndërsa ende nuk është lëshuar për përdorim publik, Gemini thuhet se ka tejkaluar fuqimisht GPT-4 të OpenAl, pasi shfrytëzon më shumë fuqi kompjuterike sesa konkurrenti i tij.

“Kam parë gjëra të mahnitshme”, tha Sissie Hsiao, zëvendës-presidente e Google dhe menaxhere e Bard dhe Google Assistant“.

“Është në gjendje të flas me imazhe me njerëzit, jo vetëm me tekst”, shtoi ajo, duke theksuar funksionet e Gemini-t.

Sipas analistëve, edhe pse ChatGPT ka qenë më “i ndërgjegjshëm” ndaj konsumatorëve, kjo mund të ndryshojë kur të lansohet Gemini.

Të ngjashme