Google ADS

Boeing largon nga puna qindra inxhinierë

09:40 | 18 Prill 2017
Arbresh.info

Prodhuesi amerikan i aeroplanëve Boing do të heqë qindra vende të punës për inxhinierë për aviacionin civil për shkak të ngadalësimit të shitjes, deklaroi zëdhënësi i kompanisë, Dag Alder.

Ai theksoi se kompania në kaudër të “përpjekjeve të veta të vazhdueshme për rritje të konkurrencës dhe për të investuar në të ardhmen, i ulë shpenzimet me qëllim që niveli i punësimit të përputhet me kërkesën e tregut”.

Alder deklaroi se ulja e numrit të të papunësuarve, që do t’i përfshijë edhe mekanikët, do të zbatohet përmes largimit vullnetar, e në disa raste edhe me largime direkte nga puna.

Kjo masë për kursim, e cila hyn në fuqi më 23 qershor në rend të parë do t’i godasë fabrikat e prodhimit të Boingut në shtetin federal të Washingtonit, deklaroi një përfaqësues i kompanisë.

Boing në fillim të vitit tashmë ka hequr 305 vende të punës për inxhinierë dhe 1.500 për mekanikë në kuadër të planit për largim vullnetar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme